Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një motor është përplasur me një makinë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që ndodhej në të.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.07.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.