Pesë automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit. Paraprakisht mësohet e nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës.
Uniformat blu të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.