Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë ku mësohet se një 27-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një motor të drejtuar nga 44-vjeçari me inicialet E.P.
Sipas policisë, drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.