Një automjet ka rënë këtë të hënë në lumin Osum, Berat.
Mësohet se kanë qenë banorët të cilët kanë ndërhyrë, duke i dhënë kështu ndihmën e parë.Fillimisht kanë bërë thyerjen e xhamit, duke nxjerrë fëmijën që ndodhej në makinë.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe forcat e zjarrfikëses, ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtueses së mjetit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.