Një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja me katër anëtarë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal. Të plagosur janë Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela. Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të cilët janë plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.
/Priza.al/