Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, në Berat.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 48-vjeçare e identifikuar si Liljana Salillari është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Enea Mehmetaj 28-vjeç. Mësohet se 48-vjeçarja në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në lokalin ku ishte e ftuar për dasmë.
Gruaja është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor ndërkohë që 28-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.