Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kuçovë-Belsh ku një trajler është përmbysur pranë fshatit Kozare, ku shoferi ka mbetur i bllokuar në kabinë.
Dyshohet që shoferi ka mbetur i vdekur në moment sapo ka ndodhur aksidenti, për shkak edhe të shtypjes që ka pësuar kabina. Megjithatë ende nuk është e konfirmuar nga zyrtarisht.
Ende nuk janë bërë me dije informacione të tjera lidhur me aksidentin, ndërsa po ashtu nuk ka as një njoftim nga Policia e Shtetit për ngjarjen e ndodhur.
/Priza.al/