Aksident në Berat/ Mjetet shkatërrohen plotësisht, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak. Makina luksoze e tipit “Volswagen Toureag” është përplasur fuqishëm me mjetin me targa greke.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe një këmbësor të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime nga konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kontroll në vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *