Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Bilisht-Miras, ku shoferi M. GJ., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
I aksidentuari, është dërguar në spitalin e Bilishtit dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Devoll/ Informacion paraprak
Më datë 24.11.2022, rreth orës 18:30, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë, shtetasi M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi M. Gj., i cili u dërgua në Spitalin e Bilishtit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit