Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Dibrës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit edhe një punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Po ashtu policia thekson se drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Dibër/informacion paraprak
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.