Aksident në Durrës, makina përplas 7-vjeçaren, shoferi shoqërohet në komisariat

Një aksident është raportuar në Durrës. Një automjet ka përplasur një 7-vjeçare.

Bëhet me dije se vajza 7-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa shoferi i makinës I.B., 30-vjeç është shoqëruar nga policia në Komisariat

NJOFTIMI I POLICISE:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *