Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 3-vjeçar.
Burime për median bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin R.B., ka përplasur fëmijën 3-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se shoferi i mjetit, është shoqëruar në komisariat.
Pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit.