Aksident në Durrës, makina përplas fëmijën 3-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor, Maminas-Marikaj ku një automjet ka përplasur një fëmijë 3 vjeç.

Burime nga policia informojnë se fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i shoferit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *