Aksident në Durrës, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Durrës ku janë përplasur 2 automjete.

Uniformat blu raportojnë se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *