Aksident në Durrës, plagoset një 18-vjeçare

Një aksident rrugor ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se e plagosur ka mbetur një 18-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrësi/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *