Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan, në afërsi të fshatit Xhyrë.
Mësohet se shtetasi me iniciale A. L., 19 vjeç duke drejtuar automjetin ka aksidentuar lehtë një shtetase të mitur.
Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, në fshatin Xhyrë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një shtetase të mitur, banuese në fshatin Xhyrë, Elbasan, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Librazhdit u largua në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.