Aksident në Elbasan, kamioni maqedonas përplas Toyota-n

Në aksin Elbasan-Peqin ka ndodhur një aksident i rëndë ku një kamion me targa maqedonase është përplasur me një automjet.

Përplasja ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të një Toyota-je, e cila përfundoi anës rrugës.

Aktualisht nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *