Një 80-vjeçar është aksidentuar nga një automjet paraditen e së enjtes në qytetin e Elbasanit.
Policia thotë se i moshuari po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e makinës, ndërsa i moshuari u dërgua në spital për trajtim mjekësor të specializuar.