Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan.
Bëhet me dije se shtetasi me iniciale I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila momentalisht ndodhet në spital.
Sakaq shoferi është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.