Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 në qendër të Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në “Rreth Rrotullimi i 1 Majit”.
Burimet raportojnë se i plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Policia është në vendngjarje, duke kryer veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.