Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka përplasur me automjet një qytetar.
Shtetasi me iniciale K.Z., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 25 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. I dëmtuari, shtetasi I. K. ndodhet aktualisht nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.