Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Një e moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën, është përplasur nga një mjet.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, teksa e moshuara është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkak i përplasjes dyshohet se ka qënë shpejtësia me të cilën ka lëvizur mjeti.