Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Libofshë. Burimet bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një automjet tip furgon që transportonte mësues dhe një makinë tjetër.
Aksidenti ka ndodhur kur mësuesit po ktheheshin për në shtëpi. Të lënduarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/