Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut. Automjeti i tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Nga përplasja e fortë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital në gjendje të rënë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.