Aksident në Fushë-Krujë, lëndohet njëri nga shoferët

Një aksident i rëndë  regjistrohet ditën e sotme në Fushë Krujë. Nga burimet policore mësohet se dy automjete të tipit ‘Audi’ janë përplasur njëri me tjetrin, konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë.

Bëhet me dije se një nga drejtuesit e mjetit në gjendje të rëndë.  Buirme nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Ende nuk bëhen me dije identitetet e personave të përfshirë në aksident.

Ndërkohë efektivët në vendngjarje do të hetojnë për zbardhjen e rrethanave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *