Një 55-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti me makinë. Automjeti nën drejtimin e M.XH. e ka përplasur L.R. gruan duke ndërruar jetë në moment.
Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e mjetit dhe po punon për të zbardhur rrethanat e e aksidentit.
Informacioni i policisë
“Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.