Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, në afërsi të Thumanës.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur.
Nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve te mëdha të shiut.