Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Burime bëjnë me dije se Ali Xaka, 70 vjeç, është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë në afërsi të Borizanës në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Thumanë.
I moshuari ka pësuar dëme të shumta në kokë dhe kraharor por, ndihmën e parë ia ka dhënë drejtuesi i mjetit, i cili e ka transportuar menjëherë në Urgjencë.
Sakaq, një ambulancë e ka dërguar 70-vjeçarin pranë Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.