Shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani. Ndërkohë 3 persona janë plagosur. Mediat gjermane raportojnë se në aksident u përfshinë një BMW, një Volkswagen dhe një Mercedes, pasi një prej mjeteve kishte hyrë në korsinë e kundërt.
Raportohet se dy nga automjetet shpërthyen në flakë, ndërsa 6 persona u shkrumbuan mes zjarrit, ndërsa makina tjetër u përmbys në rrugë.
Ministri i Brendshëm, Georg Maier reagoi i shokuar për ngjarjen, ndërsa shtoi se pamjet nga aksidenti do t’i mbeten në memorie. Vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit fatal.