Aksident në Golem, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

 Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Golem. Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga aksidenti nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar në zonë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar pasi ambulance nuk ka shkuar ende në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *