Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Novosel.
Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.