Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Tiranës në afërsi të TEG-ut.
Burime për median bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Mësohet se të plagosurit (djalë e vajzë) ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe këta dy të fundit ishin duke udhëtuar me një shpejtësi mbi 100 km/orë.
Policia dhe ambulanca ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.