Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, ku një motor ka dalë nga rruga. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Hipotekës.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij.
Personi i plagosur, ende i paidentifikuar, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/