Aksident në Korçë-Pogradec, plagosen bab e birë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçe-Pogradec, drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të dëmtuar. Mësohet se në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leshnicë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të dy mjetet kanë qenë duke levizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti tip Benz ka goditur nga mrapa mjetin tip Volksvagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe femija.

Për pasojë,burri dhe djali i tij  janë lënduar. Ata ndodhen në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *