Drejtuesi i një makinë dhe pasagjeri që ndodhej në të kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, në rrugën Korçë- Bilisht, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.