Aksident në Laç, këmbësorja dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Laçit. Mësohet se një autoveturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Nga të dhënat paraprake, e dëmtura ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *