Aksident në Laç, plagoset një 23-vjeçar (Emri)

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Burime për median bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit, Gjes Merçina. I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *