Një aksident i rëndë është raportuar në superstradën Lezhë-Laç mëngjesin e sotëm, 30 maj.
Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njërës prej tyre.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.