Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 qershor) në supestradën Lezhë-Shkodër. Një mjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës.
Këmbësori është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij. Ndërkohë, policia po heton shkaqet e aksidentit.