Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Gjergj Fishta. Mësohet se një mjet në lëvizje ka përplasur një fëmijë i moshës 12-vjeç.
Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk ishte i dehur.