Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.