Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Lezhës ditën e sotme ku një person me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i aksidentuari ka humbur kontrollin teksa po udhëtonte me biçikletë dhe si rrjedhojë është përplasur me një automjet.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur menjëherë ambulanca, e cila e ka transportuar të dëmtuarin në Spitalin Rajonal të Lezhës ku po merr mjekim të nevojshëm. Mjekët kanë bërë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/