Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Lezhë-Shkodër.
Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se e plagosur ka mbetur një grua, ku është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.