Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të dielë në Lezhë.
Burime për median bëjnë me dije se si pasojë e një defekti, makina shtoi shpejtësinë dhe ka dolë nga rruga, duke përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.