Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, në fshatin Pishkash.
Një makinë është përplasur me trajlerin.
Dyshohet për 1 të plagosur, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht raportohet se në këtë aksident ka mbetur i plagosur një person, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident, që si pasojë e të cilit u “paralizua” përkohësisht edhe qarkullimi.