Lushnjë/Informacion paraprak
Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.