Aksident në Lushnjë/ Dëshmitarët: Policia la të lirë fajtorin, i hoqi targat makinës

Një aksident është regjistruar në Savër të Lushnjës, duke shkaktuar radhë kilometrike makinash, në drejtim të Lushnjës dhe Fierit.

Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë parë nga afër aksidentin, makina tip “Toyota”, u përplas me një tjetër mjet që është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dëmtuarve në mjet, policia lejoi personin që i përplasi të largohen, e madje i hoqi dhe targat.

Automjeti tip “Toyota” me targa “AA373” teksa ka tentuar të kthejë në drejtim të fshatit Savër, është goditur nga një mjet tip “Benz”, që
sipas drejtuesit të “Toyotas”, ka tentuar të parakalojë me shpejtësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *