Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Ende nuk ka informacion për të plagosur ose të lënduar nga ky aksident, por duket se përplasja ka qenë tepër e fortë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.