Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një 13-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.
I mituri është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Maliq/Informacion paraprak
Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.