Një aksident i rëndë ndodhi sot në orën 01:05 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të Maliqit. Shtetasi F. M., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident janë dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e tij. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit mbi automjet.